Ramush Haradinajt i refuzohet viza amerikane, kjo është arsyeja! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ramush Haradinajt i refuzohet viza amerikane, kjo është arsyeja!

18:34 | 14 Janar 2019

Taksa 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës do t’i kushtojë Ramush Haradinajt.

Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i është refuzuar viza amerikane, kështu që nuk do të mund të marrë pjesë në konferencën për Ballkanin në fillim të muajit shkurt, ka mësuar “Al Jazeera Balkans” nga burime brenda Departamentit të Shtetit.

Siç ka raportuar për mediumin në fjalë gazetari i tyre nga Washingtoni, më herët Haradinaj kishte pranuar ftesë për pjesëmarrje në punimet e konferencës, e cila mbahet më 6 shkurt.

Por, burimi i AJB nga Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se Haradinaj nuk ka marrë vizë për shkak të ngritjes së taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, transmeton Koha. net.

Haradinaj është dashur të marrë pjesë në këtë konferencë, ndërsa mos-shkuarja e tij i është konfirmuar mediumit edhe dikush nga organizatorët.

Koha.net ka provuar të kontaktojë edhe kabinetin e Kryeministrit Haradinaj, por nuk kanë qenë të qasshëm. Koha. net merr vesh që për të njëjtën arsye, në listën e refuzimeve për vizë amerikane janë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!