Rashiq jep versionin e tij se a do të ketë ndarje apo shkëmbim territoresh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Rashiq jep versionin e tij se a do të ketë ndarje apo shkëmbim territoresh

08:17 | 13 Gusht 2018

Qëndrimet e dy presidenteve, atij të Kosovës Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, për korrigjimin e vijës kufitare, mbi çështjen e Luginës së Preshevës e mbi veriun e Kosovës po vlerësohen si tejet të rrezikshme.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se realizimi i ideve të tilla rrezikon tërë Ballkanin, jo vetëm dy palët e përfshira në negociata.

Deklarimet e dy udhëheqësve të dialogut, të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq, se në fazën finale të dialogut do të diskutohet mbi korrigjimin e kufijve, mbi çështjen e Luginës së Preshevës e mbi veriun e Kosovës po vlerësohen si tejet të rrezikshme.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se realizimi i ideve të tilla rrezikon tërë Ballkanin, jo vetëm dy palët e përfshira në negociata.

Në anën tjetër, politikani serb në Kosovë Nenad Rashiq gjatë një bisede për “Zërin” ka vlerësuar se me propozime të tilla dy presidentët vetëm po hedhin mjegull tek opinioni publik. Sipas tij, në fund të negociatave do të arrihet një marrëveshje, e cila nuk do të rezultojë as me ndarje e as me korrigjim të kufijve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!