Rasti i Saimir Tahiri, ja çfarë pritet të ndodhë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Rasti i Saimir Tahiri, ja çfarë pritet të ndodhë

17:43 | 13 Maj 2018

Samir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, pritet të dalë të martën para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë. Një ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie për Tahirin, ndërsa të martën pritet të ketë një seancë për verifikimin e saj.

Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se në të njëjtën seancë, Tahiri do të përballet me disa nga provat e prokurorisë si dhe do të ketë një seancë pyetjesh.

Avokatët e Tahirit dhe prokurorët kanë deklaruar se do të apelojnë vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, të parët për të kërkuar heqjen e masës së sigurisë dhe të dytët për të kërkuar arrestin me burg, shkruan syri.net.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!