Reagon Vetëvendosje për gjobën, ja çfarë thotë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Reagon Vetëvendosje për gjobën, ja çfarë thotë

19:07 | 11 Tetor 2017

Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë e cilëson absurd dënimin që PZAP-ja ia shqiptoi Lëvizjes për shkak të vendosjes së tendës për distribuimin e materialit zgjedhor në shesh.

Kjo formë e fushatës është e lejuar në të gjitha vendet demokratike dhe këtë instrument të shpërndarjes së materialeve zgjedhore dhe komunikimit me qytetarë organizata jonë e ka përdorur gati në secilën fushatë deri sot. Është e pa kuptimtë se si vendosja e pikave informuese, befasisht pas 3-4 fushatave, konsiderohet shkelje e kodit zgjedhor nga ana e PZAP-së, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Ne i kemi njoftuar me kohë të gjitha organet kompetente për këtë çështje, dhe posedojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për vendosjen e pikave informuese.

Këtë vendim të PZAP-së, do ta ankimojmë në Gjykatë Supreme.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!