Real Madrid merr goditjen e madhem, ja sa ndeshje do të mungojë ylli i tyre – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Real Madrid merr goditjen e madhem, ja sa ndeshje do të mungojë ylli i tyre

00:03 | 09 Tetor 2018

Karim Benzema, sulmuesi i Real Madridit pritet që të mungojë dy javë shkaku i një lëndimi në kofshë gjatë ndeshjes kundër Alaves, duke vazhduar kështu problemet Julen Lopeteguit.

Real Madrid ka përditësuar informacionet më të reja për Karim Benzema dhe në një deklaratë ka pranuar se ai ka lëndime në kofshë. Ata nuk kanë dhënë afat se kur do të kthehet nga lëndimi, por një lëndim i tillë i merr dy javë për tu shëruar.

“Pas testeve të bëra sot, lojtari i jonë Karim Benzema, është diagnostifikuar me një lëndim në kofshën e tij të djathtë. Rikuperimi i tij do të vazhdojë dhe teste të tjera do të bëhen”, thuhet në deklaratë.

Lëndimi i Benzemës do të thotë se rritet edhe për më gjatë kriza e Real Madridit.

Benzema u largua në pjesën e parë në humbjen e tyre kundër Alaves në vikend. Me Benzemën jashtë dhe frikën e gjendjes fizike të Gareth Bale, shto kësaj se ai do të luan për Wales në ndeshje ndërkombëtare, Julen Lopeteguit po i rritet lista e lojtarëve të lënduar me Marcelon dhe Iscon që tashmë janë gjatë jashtë e po ashtu me Dani Carvajal.

Real Madrid luan kundër Levantes pas ndeshjeve të Kombëtarëve dhe pastaj me Barcelonën, me punën e Lopeteguit që mund ti jepet drejtim pas kësaj ndeshje që luhet në Camp Nou.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!