Real Madrid ofron Modricin për Interin, por ka një kusht – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Real Madrid ofron Modricin për Interin, por ka një kusht

12:37 | 19 Tetor 2018

Luka Modric ishte ëndrra e tregut të zikaltërve të verës së kaluar dhe drejtori sportiv Piero Ausilio u përpoq të bëjë çdo gjë të mundshme dhe të pamundur për të vendosur yllin kroat në klub. Sidoqoftë, kjo sagë nuk mund të mbarojë akoma.

Real Madrid është i gatshëm të ofrojë Modricin për Inerin, por për këtë ka një kusht.

Sipas Diario Gol, Real Madridi është duke shprehur interesim të madh për kapitenin e Interit, Mauro Icardi dhe kampionët evropianë do të dëshironin të përfshijnë Luka Modric në një marrëveshje potenciale.

Burimi spanjoll shton se plani i Los Blancos është të ofrojë 40 milionë euro plus shërbimet e Modricit për të joshur Icardi në Santiago Bernabeu. Oferta nuk do të paraqitet në janar, por verën e ardhshme.
Mbetet për t’u parë se si do të jetë reagimi i Interit ndaj një oferte të tillë.

Verën e kaluar, Icardi kishte një klauzolë lirimi prej 110 milionë eurosh të përfshirë në kontratën e tij para se të skadonte dhe ka të ngjarë që me rritjen e çmimeve në tregun e transferimeve, Nerazzurët mund të kërkojnë edhe më shumë. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!