Real Madridi arrin marrëveshje me yllin e madh – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Real Madridi arrin marrëveshje me yllin e madh

16:43 | 21 Prill 2017

Real Madrid vazhdon me rinovimet e lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër.

Florentino Perez ka vendosur që kontratë të re t’i ofroj legjendës së klubit dhe lojtarit më vendimtar, Sergio Ramos, që përgjatë këtyre dhjetë viteve në klub ka treguar se e meriton kontratën e re.

Mbrojtësi spanjoll me kontratën e re, do të qëndroj tek Real Madridi deri në vitin 2021, kështu duke i siguruar edhe katër vite kontratë me klubin, transmeton ORAinfo.

Nënshkrimi i marrëveshjes së re mes Real Madridit dhe Ramosit, pritet të bëhet publike në javën që vjen./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!