Real Madridi merr lajmin katastrofal nga UEFA – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Real Madridi merr lajmin katastrofal nga UEFA

00:00 | 08 Dhjetor 2017

Real Madrid ka marrë një lajm shumë të keq, pas mbledhjes së Komitetit të Kontrollit dhe Etikës.

Komiteti i Kontrollit dhe Etikës së UEFA-s ka suspenduar me dy ndeshje mbrojtësin e djathtë të Real Madridit, Daniel Carvajal.

Spanjolli u ndëshkuar me kartonin e tretë të verdhë në ndeshjen ndaj Apoel, duke munguar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Dortmundit.

Por, UEFA ka vlerësuar se kartoni i tretë i verdhë i Carvajal ishte i qëllimshëm dhe kështu ai është dënuar edhe me një ndeshje, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Reali ka të drejtë të apelojë këtë vendim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!