Real Madridi nuk mund ta largoj këtë lojtar nga skuadra – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Real Madridi nuk mund ta largoj këtë lojtar nga skuadra

23:02 | 10 Gusht 2018

Pozitat e Keylor Navas janë tronditur tashmë fuqishëm, pasi skuadra e Real Madrid, falë investimit të presidentit Florentino Perez, ka zyrtarizuar blerjen e portierit të Chelseas, Thibaut Courtois.

Një lajm i keq ky për protierin nga Kosta Rika, që prej kaq sezonesh ka qenë numri 1 i portës së Los Blancos.

Gjithsesi, lajm i mirë për Navas është që mbi tavolinën e tij dhe të Real Madrid qëndron një ofertë milionere për shërbimet e tij.

Referuar raportimeve të bëra nga media spanjolle “Don Balon”, një klub kinez po përpiqet të tundojë portierin nga Porto Riko me një mega ofertë, që të transferohet në kontinentin aziatik.

Në adresë të Navas nuk mungojnë as ofertat nga klubet europiane, edhe pse qëndrimi dhe pozicionimi i portierit të Real Madrid ka qenë gjithmonë statik, ai nuk planifikon të largohet nga Los Blancos.

Përkundrazi, sipas të njëjtave burime, mësohet se Navas i ka komunikuar trajnerit Lopetegui se është i gatshëm të luftojë kundër Courtois për postin e titullarit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!