Reagon Ministria e Shëndetësisë: Mos iu besoni recetave të rrjeteve sociale për COVID-19, konsultoni mjekët.
Një “recetë” për trajtimin e personave të prekur me COVID-19, është shpërndarë me të madhe në rrjete sociale. Për këtë çështje, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSh’ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e publikimeve të tilla dhe se për çdo shqetësim lidhur me këtë sëmudje të kontaktojnë mjekun dhe të përcjellin vetëm këshillat zyrtare.
“Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla dhe për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentëshëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara”, thuhet në komunikatë.