Refuzoi Milanin dhe zgjodhi Fiorentinën, Muriel tregon arsyen – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Refuzoi Milanin dhe zgjodhi Fiorentinën, Muriel tregon arsyen

21:42 | 11 Janar 2019

Pas transferimit tek Fiorentina, Lucas Muriel ka folur sot për herë të parë.

Sulmuesi nga Kolumbia, është larguar nga Sevilla për t’u rikthyer në Serie A.

Është skuadra e Fiorentinës që ka bindur 27 vjeçarin, i cili po ashtu kërkohej edhe nga Milan.

“Po, më ka kërkuar edhe Milan por unë kisha dhënë fjalën time”, ka deklaruar Muriel, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kam vazhduar të mendoj se Fiorentina është vendi i duhur për mua. Kam punuar shumë për të ardhur këtu dhe jam i lumtur për këtë”.

“Murieli më i mirë? Mendoj se e keni parë në Udine dhe Samp, kur luajta me djem si Di Natale dhe Quagliarella. Ata më kanë ndihmuar shumë”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!