Reja e Trumpit çohet urgjent në spital, hapi një zarf me pluhur të bardhë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
20 °C

Reja e Trumpit çohet urgjent në spital, hapi një zarf me pluhur të bardhë

21:30 | 12 Shkurt 2018

Bashkëshortja e Donald Trump Jr., Vanessa Trump, është shtrirë në spital, të hënën, pasi ka marrë një letër që përmbante një pluhur të bardhë. Lajmin për çuarjen në spital të rejës së presidentit Donald Trump e ka konfirmuar policia e Nju-Jorkut.

Vanessa Trump ka hapur letrën që i ishte adresuar bashkëshortit të saj, Donald Trump Jr., rreth orës 10 të mëngjesit, sipas kohës amerikane, në shtëpinë e çiftit, në Manhatan.

Tash për tash nuk është e qartë se çfarë kishte qenë “pluhuri i bardhë”.

Vanessa Trump është çuar në spital, si masë parandaluese, ka bërë të ditur policia.

Edhe dy persona të tjerë po ashtu janë dërguar në spital, sipas mediave amerikane.

Çifti ka pesë fëmijë, ndërsa nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre ndodhej në shtëpi në kohën e incidentit.

Policia dhe Shërbimi Sekret amerikan tashmë po e hetojnë incidentin.

Trump Jr. është djali më i madh i presidentit. Ai është martuar me Vanessan më 2005.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!