Renault është vetura e re më e shitur e vitit në Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Renault është vetura e re më e shitur e vitit në Kosovë

11:32 | 25 Janar 2018

Kërkesa e tregut në Kosovë për vetura të reja është rritur mbi 27 për qind nga viti në vit

Gjatë gjithë vitit 2017, Renault ka dominuar tregun kosovar me shitje

Modelet e reja të Renault Clio, Megane dhe Captur dominojnë segmentet dhe kategoritë e veturave me të cilat ato garojnë në treg

Prishtinë, 25 janar 2018 – Lideri botëror i veturave dhe marka më e madhe franceze në botë, Renault është duke e dominuar edhe tregun kosovar me shitje. Gjatë gjithë vitit 2017, kosovarët më së shumti kanë zgjedhur veturat e reja të Renault, ngjashëm sikurse kanë bërë edhe blerësit evropian në gjithë kontinentin.

Viti që po e lëmë pas rezultoi i jashtëzakonshëm për aleancën e Renault-Nissan në tregun global. Për të parën herë këtë vit, Renault arriti të bëhej shitësi më i madh i veturave të reja, duke i lënë pas rivalët tradicional.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, Renault arriti të shesë mbi 5 milionë vetura të reja në gjithë botën. Një trend të tillë të rritjes Renault e ka pasur edhe në Kosovë. Renault Clio, Megane, Captur, Koleos dhe Talisman kanë bërë që Renault të bëhet lider i tregut edhe në Kosovë.

“Viti 2017 ka qenë i jashtëzakonshëm për ne në AutoMita. Si përfaqësues të Renault, ne kemi pasur rritje të vazhdueshme të kërkesës në treg përgjatë pesë viteve të fundit. Ky trend ka bërë që modelet si Megane, Clio dhe Captur të shndërrohen në lider të kategorive përkatëse në tregun tonë, ngjashëm sikurse edhe në shumicën e shteteve evropiane. Por këtë vit ne kemi arritur edhe një rekord të ri historik në treg, pasiqë jemi bërë të parët në Kosovë që ia kemi dalë që brenda një viti të importojmë më shumë se 1000 vetura të markave që ne i përfaqësojmë” ka thënë Zgjim Mita, drejtor ekzekutiv në AutoMita.

Renault – vetura e re më e shitur në Kosovë!

Zyrtare: Renault është vetura e re më e shitur në Kosovë!Falë jush, klientëve tanë të çmuar, Auto-Mita është zyrtarisht importuesi më i madh në Kosovë me 1000+ vetura të shitura brenda një viti kalendarik, shifër e arritur për herë të parë në historinë e Kosovës.Të jesh numër 1 është një përgjegjësi e jashtëzakonshme, njëkohësisht kënaqësi kur tashmë, edhe zyrtarisht, e dijmë se mijëra pronarët e ri të Renault me krenari do të bëjnë rrugëtimet e tyre me LIDERIN E RI të tregut Kosovar.Ju faleminderit përzemërsisht, për zgjedhjen e besimin në Renault dhe Auto-Mita.#Renault #AutoMita

Posted by Renault dhe Dacia – Auto MITA on Donnerstag, 25. Januar 2018

Në fakt, për të parën herë në industrinë e veturave në Kosovë, përfaqësuesi i Renault, Nissan dhe Dacia, auto-salloni AutoMita ka arritur që brenda një viti kalendarik të importojë mbi 1,000 vetura në tregun kosovar.

Në 5 vitet e fundit, blerësit e veturave të reja vazhdimisht kanë zgjedhur Renault dhe një nga tre modelet më të shitura në kategoritë përkatëse, Clio, Captur dhe Megane, ndërsa përgjatë gjithë vitit 2017 kjo kërkesë ka pasur një rritje të jashtëzakonshme duke bërë që Renault të bëhet marka më e kërkuar në treg e cila brenda një viti është bërë pjesë e qindra familjeve kosovare.

Sipas statistikave të Doganës së Kosovës, numri i veturave të reja të cilat janë importuar dhe zhdoganuar në Kosovë gjatë vitit 2017, për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor 2017, është 2887, derisa më 2016 ishte 2263 vetura. Krahasuar vitin 2017 me vitin 2016 numri i veturave të reja është rritur për 27.57 për qind.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!