Renault KOLEOS merr vlerësim me 5 yje nga Euro NCAP, si çdo Renault tjetër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Renault KOLEOS merr vlerësim me 5 yje nga Euro NCAP, si çdo Renault tjetër

19:01 | 22 Shtator 2017

Renault KOLEOS i ri ka marrë një vlerësim me pesë yje në testet e sigurisë të administruara nga organizata e pavarur Euro NCAP. KOLEOS është shtylla kryesore e prodhuesit dhe shitësit më të madh botëror të veturave, kompanisë Renault, për standardin e sigurisë. Të njëjtin çmim e ka marrë edhe Renault Laguna dhe pothuajse çdo model tjetër i veturave të Renault.

Përfaqësuesi zyrtar i veturave të Renault për Kosovë, AutoMita premton se modeli i ri i Renault i KOLEOS do të arrijë në Prishtinë dhe tregun e Kosovës gjatë muajit tetor.

Por cilat janë risitë në KOLEOS-in e ri, sidomos në pjesën e sigurisë? KOLEOS-i i ri përfiton nga eksperienca e madhe e Renault-it në fushën e sigurisë pasive dhe synon përsosmërinë në testet e pavarura të NCAP.

Ky rezultat nënvizon përkushtimin e Renault ndaj sigurisë, veçanërisht me të gjitha modelet e reja të KOLEOS. Vetura e re ofron teknologjitë më të fundit dhe ka kaluar protokollin e ri të 2016 Euro NCAP – testeve me ngjyra fluturuese.

KOLEOS i ri ka marrë shkallë të madhe aprovimi prej 90% për mbrojtjen e të rriturve, 79% për fëmijët, 63% për këmbësorët dhe 75% për asistmin ndaj sigurisë.

Në Kosovë, përfaqësuesi zyrtar i veturave të Renault është AutoMita, e cila ofron gjitha modelet e reja të veturave të markës numër 1 në botë për momentin, duke përfshirë edhe SUV-në e Renault, KOLEOS.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!