Republika e Kosovës në skenarin global – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Republika e Kosovës në skenarin global

Shkruar nga: Valon Maxharraj

15:41 | 27 Mars 2018

Bota perëndimore, pas helmimit te një agjentit ruse dhe vajzës se tij ne Britaninë e Madhe hynë ne një faze te re strategjish politike, ushtarake, kulturore etj.

Me date 26.03.2018 nga shumë vende perëndimore largohen diplomat dhe përfaqësues te Rusisë. Krejt kjo ngjarje ndodh pasi qe dyshohet se agjenti ruse dhe vajza e tij qe ishin helmuar ne Britaninë e Madhe para disa muajve, ishin helmuar nga vete shërbimi ruse i inteligjencës.

Kjo ngjarje nuk la pa prekur edhe Republikën e Kosovës e cila pati një skenar jo fort te mirë me po këtë date në veri te vendit me ministrat serbë (dorën e zgjatur te Rusisë ne Ballkan).

Dy ministra serbë ja mësynë veriut te Republikës se Kosovës që te hynë pa lejen e autoriteteve vendase. Kjo bëri qe njësit speciale te Republikës se Kosovës te i presin ministrat në kufi për t’i kthyer nga kishin ardhur.

Nëse marrëdhëniet ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë do të ishin me të mira, atëherë ministrat serbë nuk do t’i pengonte askush, siç nuk i pengonin kur jepnin deklarata kundër shtetit te Kosovës.
Republika e Kosovës për fat te mirë mbetet e rreshtuar me Perëndimin dhe ky rreshtim ia mundësoj qe ta sillte një ministër serb në stacionin e policës në Prishtinë dhe ta kthente nga kishte ardhur.

Ballkani mbetet “Toka e askujt” për faktin se në të kanë pjese: Perëndimi që ka ndikim në vendet shqipfolëse, Rusia qe ka ndikim në vend ku jetojnë serbet. Dhe vendtakim për dy superfuqitë ne Ballkan mbetet i gjithë veriu i Republikës se Kosovës .

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!