Requiem në dy kohë për familjen shqiptare! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Requiem në dy kohë për familjen shqiptare!

Shkruar nga: Endrit Hoxhaj

22:56 | 20 Shtator 2018

Nënat tona kanë rritur fëmijë të shkëlqyer edhe kur janë internuar dhe dhunuar nga pushtusit a pushteti. Në pjesën më të madhe të rasteve, trashëgimtarëve u kanë dhënë edukatë të shkëlqyer! Tradicionalisht, nëna shqiptare zgjodhi të rrijë në shtëpi për të rritur fëmijët e saj me dashuri. Zgjodhi të mos punojë, që fëmijët mos asimiloheshin apo humbnin indentitetin e tyre kombëtar!

Nëna shqiptare nuk tradhtoi bashkëshortin dhe fëmijët. Duroi çdo padrejtësi për të vetmen gjë të shenjtë, FAMILJEN! Mbi këtë dashuri ato u plakën pranë burrit dhe lanë pas vlera familjare! Zoti i dha femrës pastërtinë, çiltërsinë, dhemshurinë, dashurinë e kujdesin, por nuk i dha forcën fizike të mashkullit. Në këtë pikë ndahen punët e bashkëjetesës dhe harmonisë në familje… jo se një burrë s’mund t’i bëjë ato gjëra që i bën një femër në shtëpi, por kurrë s’mund t’i realizojë aq mirë sa nëna.

Një femër s’mund të bëjë punët e takatit siç mund t’i bëjë një mashkull. Zoti i ndau gjërat biologjikisht, jo njeriu! Mashkulli dhe femra shqiptare trashëguan vlera të jashtëzakonëshme për shëndetin fizik dhe mendor të familjes.

Ky shkëlqim tani ka humbur! Sot prindrit nuk e dinë ku i kanë fëmijët, me kë i kanë apo si i kanë…! Sot, fëmija nuk dëgjon nënë e baba. Sot, fëmijët nuk i marrin parasysh vuajtjet ekonomike dhe fizike të prindërve.

Sot kuptojmë që familja e dikurshme ishte më e përsosur se modeli që kemi tani! Sot, vlerat e familjes janë shterrur. Këtë e shohim nga divorcet e shumta dhe pasojat që vijnë nga plagët sociale! Në ditët tona, mburren ata fëmijë që kanë prindrit e korruptuar, që i kanë me dashnorë/dashnore e makina luksi.

Nuk mburren ata që iluminohen në mësime me zotësi, pa mik. Sot nuk mburren prindërit që punojnë me djersë apo e kalojnë muajin me ndihma sociale dhe buzëqeshjen e tyre e përkthejnë në dashuri të madhe për familjen! Shqiptarët sot kopiojnë shembujt që u pëlqejnë dhe jo ralitetin që mëson të mos gabosh.

Jetoj në New York, vendin më moderrn të botës. Kur të tjerët dëgjojnë për kulturën e familjes shqiptare ngelen pa fjalë. Ata e vlerësojnë këtë model, të cilin nuk e përshtatin dot në sistemin që kanë krijuar qysh 100 vite para! Jetoj mes miqve të të gjitha kombësive. Shoh se “punët” e shtëpisë apo anën biologjike që ka ndarë zoti mes meshkujve dhe femrave e kemi të njëjtë, por vlerat nuk janë si tonat.

Çka mund të bëjnë një mashkull dhe një femër në shtëpi dhe jashtë saj është e njëjtë. Edhe femra amerikane ngrihet dhe u bën bukën vjehrrës, burrit e fëmijëve! Shumë gjëra tonat janë të njëjta në Europë apo Amerikë, por familja nuk është e bashkuar si te shqiptarët! Është momenti ta mbajmë dhe ruajmë fort traditën familjare që na kanë lënë të parët. Është koha të mos i përbuzim vlerat tona më të mira familjare…!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!