Reshje të mëdha të borës dhe shiut, ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Reshje të mëdha të borës dhe shiut, ja çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

18:02 | 13 Shkurt 2018

Reshjet e dendura të shiut dhe borës kanë përfshirë Shqipërinë tonë ditën e sotme, ndërsa meteorologët parashikojnë se vendi do vazhdojë të jetë i ndikuar nga masat ajrore të ftohta.

“Meteoalb” bën me dije se reshjet do të pakësohen, por do të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Parashikimi:

Mbetet me reshje me intensitet mesatar dhe rrallë-herë intensitet të lartë deri në mbrëmje ndërsa reshjet e dëborës gjatë pasdites dhe mbrëmjes përfshijnë të gjithë zonën malore. Gjatë natës reshjet pakësohen ndjeshëm në Veri dhe Qendër por mbeten prezente në ekstremin Jugor edhe orët e para pas mesnatës. E mërkurë, sërish me reshje të pakta në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në Jug dhe Qendër.

Temperaturat do të vijojnë të ulen me 2 – 3°C gjatë mëngjesit por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!