Reshje të papritura, vendi goditet nga përmbytje të mëdha, ka edhe viktima – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Reshje të papritura, vendi goditet nga përmbytje të mëdha, ka edhe viktima

20:37 | 11 Tetor 2018

Emergjenca e motit të keq në Sardenjë të Italisë vazhdon.

Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta u përplasën sidomos mbi Cagliari, ku një grua që konsiderohej e zhdukur, është gjetur e pajetë. Një mbikalim u shemb pjesërisht prej shiut të dhunshëm, ndërkohë që shkollat, muzetë, bibliotekat mbeten të mbyllura.

Në ishullin spanjoll të Majorkës, ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar një djalë të vogël 5 vjeçar dhe dy pushues gjermane, të cilët rezultojnë të zhdukur pas një vërshimi të befasishëm ujërash.

Dy trupa të pajetë u gjetën në jug të Francës në një makinë të përmbysur pranë qytetit Sainte-Maxime. Duket se bëhet fjalë për një prej disa automjeteve të tërhequr nga ujërat e lumit Garonnette, niveli i të cilit u rrit ndjeshëm pas shirave të dendur në zonë gjatë natës, përcjell TCh.

Stuhitë janë pjesë e një fronti të ftohtë që është zhvendosur nëpër Mesdhe duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish në Majorka, mes të cilëve edhe dy turistë britanike. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë kanë mundur të shpëtojnë gjithsej 16 persona.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!