Rikthehet sëmundja që i frikësoheshin të gjithë, humbin jetën disa persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Rikthehet sëmundja që i frikësoheshin të gjithë, humbin jetën disa persona

20:34 | 08 Gusht 2018

Të paktën 34 vetë kanë humbur jetën nga përhapja më e fundit e sëmundjes së Ebolas në krahinën Kivu të Republikës Demokratike të Kongos.

Më 1 gusht, Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti njoftoi për përhapjen e dhjetë të saj.

Vetë kjo ministri dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) konfirmuan se përhapja apo shpërthimi i nëntë i kësaj sëmundje ishte eliminuar me sukses.

Doktor Peter Lengu, një zyrtar i kësaj ministrie, tha se shumica e humbjes së jetërave nga ethet hemorragjike të Ebolas kanë ndodhur në fshatrat Mabalako dhe Mangina Magina në Kivu të Veriut.

“Ekipet e punonjësve shëndetësorë nga OBSH-ja dhe Ministria e Shëndetësisë janë në terren për të trajtuar viktimat dhe për të bërë imunizimin e njerëzve në fshatra, ku është raportuar epidemia”, tha Lengu.

Në pjesën veriore të Kivu, Lengu deklaroi se aktualisht janë duke u trajtuar 43 raste, prej të cilave 16 janë konfirmuar dhe 27 të tjera janë raportuar si të mundshme.

Në të kaluarën, dhjetëra njerëz humbën jetën nga kjo sëmundje në vendin qendror afrikan.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!