Rikthimi i Cavanit të Napoli, Ancelotti merr vendimin e madh!

13:37 | 18 Dhjetor 2018

Carlo Ancelotti ka kërkuar nga tifozët e Napolit të ndalojnë thirrjen e rikthimin e Edinson Cavanit.

Kjo pasi sipas Ancelotti, Arkadiusz Milik është duke shënuar në vazhdimësi gola.

Milik është rikthyer pas dy dëmtime afatgjata, për të shënuar katër gola në tri ndeshjet e fundit të Serie A për Napolin, përcjell ORAinfo.

Prandaj Ancelotti beson se biseda për rikthimin e Cavanit mund të ndikonte negativisht të Milik.

“Milik është një djalosh shumë i ri i cili ishte i lënduar për dy vjet dhe kjo nuk duhet harruar”.

“Ai ishte pak lart e poshtë në fillim, por tani ai po gjen vazhdimësi në gola dhe shpresojmë se do të vazhdojë kështu”.

“Është ironike që njerëzit flasin për Cavanin, kur sulmuesit tanë kanë shënuar shumë gola”, ka përfunduar Ancelotti.

Komento: