Risi nga Golf, Modifikohet Golf R – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Risi nga Golf, Modifikohet Golf R

08:25 | 01 Nëntor 2017

Kompanisë së njohur gjermane ABT Sportsline, gjenerata e shtatë e Volkswagenit, Golf R, ia ka tërhequr vëmendjen dhe ndër të tjera ajo e ka përforcuar këtë model.

ABT Sportsline ka ndërtuar njësinë e saj të veçantë ECU e cila ka mundësuar përforcimin e fuqisë së motorit Turbo me katër cilindra nga 310 në 400 kuajfuqi, ndërsa fuqia bartet në të gjitha rrotat e veturës.

Përveç kësaj, ABT Sportsline ofron mundësinë që vetura të mund të ulet deri në 20 mm në pjesën e përparme dhe deri në 25 mm në pjesën e pasme. Po ashtu, ofron mundësinë që të ulet vetura edhe deri në 45 mm.

Gjithashtu, ABT Sportsline për këtë Volkswagen Golf R ka zgjedhur sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!