Risi nga IPKO, tani mund të shfletoni internetin të sigurt – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Risi nga IPKO, tani mund të shfletoni internetin të sigurt

12:51 | 31 Maj 2018

IPKO u ofron të gjithë klientëve të saj siguri gjatë përdorimit të internetit dhe teknologjisë, përmes McAfee Internet Security.

Në të shumtën e kohës kur përdoret interneti, apo bëhen blerje online, e gjitha që duhet, është të mbahen pajisjet të sigurta nga viruset dhe kërcënimet kibernetike.

Në epokën digjitale, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të dhënat personale dhe profesionale, të jenë të sigurta.

McAfee Internet Security, ofrohet në të gjitha dyqanet e IPKO-së, ndërsa me një licencë mund të mbrohen deri në 10 pajisje njëherësh, si kompjuterët, laptopët, telefonat e mençur dhe tabletët, të cilat shfrytëzohen për shfletim të internetit.

Abonuesit e IPKO-së në Super Duo, mund të pajisen me licencën McAfee Internet Security, duke paguar vetëm një euro në muaj për 12 muaj rresht.

Me McAfee Internet Security mund të pajisen të gjithë ata që duan të jenë të sigurt edhe nëse nuk janë abonues të Super Duo-së, duke paguar vetëm 20 euro në vit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!