Risi nga Whatsapp, zublojeni kush po ju lexon… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Risi nga Whatsapp, zublojeni kush po ju lexon…

17:45 | 08 Mars 2018

WhatsApp është një nga aplikacionet më të mira për të biseduar në grup me miqtë.

Kur flisni me vetëm një mik, mund të shihni lehtësisht nëse e ka lexuar mesazhin nëpërmjet vizave blu.

Ndërsa tek bisedat në grup është më e vështirë, pasi vizat blu shfaqen vetëm kur të gjithë pjesëmarrësit në grup e kanë lexuar mesazhin.

Por ka një mënyrë si të kontrolloni kush anëtar i grupit e ka lexuar mesazhin dhe kush jo.

Në pajisjet Android

-Klikoni fort tek mesazhi që ju keni dërguar
-Aty do të shfaqet një rreth me shkronjën “i”.
-Po të klikoni aty do të shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar.

Në pajisjet iOS:

-Hapni bisedën
-Rrëshqitni mesazhin nga e djathta në të majtë
-Shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!