Roja i pyllit në Podujevë sulmohet nga tre persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Roja i pyllit në Podujevë sulmohet nga tre persona

13:37 | 18 Maj 2018

Gjatë ditës djeshme rreth orës 22:00 në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës tre persona të dyshuar kanë sulmuar rojën e pyllit dhe i kanë grabitur armën.

Përmes një komunikate për media thuhet se “Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore të stacionit të Podujevës i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrit të identifikojnë personat e dyshuar si dhe të sekuestrojnë armën e cila i është grabitur rojës së pyllit”.

Rasti është proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit, ndërkohë që hetuesit policor të stacionit te Podujevës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!