Ronaldo apo Messi, Hazardi tregon se kush është për të më i miri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ronaldo apo Messi, Hazardi tregon se kush është për të më i miri

20:45 | 12 Janar 2019

Eden Hazard thotë se Lionel Messi është më i miri në botë.

Argjentinasi, së bashku me Cristiano Ronaldon kanë dominuar futbollin në dekadën e fundit, duke arritur rekorde të panumërta me klubet e tyre, për t’u bërë futbollistët e vetëm që kanë arritur të fitojnë nga pesë Topa të Artë.

Messi dhe Ronaldo kanë qenë një burim i vazhdueshëm grindjesh mes tifozëve të futbollit, me debate të pafundme të krijuara mbi çështjen se kush është më i miri në botë.

Por, për Eden Hazard nuk ka dyshime se kush është më i miri i të gjitha kohërave.

“Ju thoni dy më të mirët e të gjitha kohërave. S’ka mundësi. Ata është vetëm një më i miri i të gjitha kohërave. Është Lionel Messi”, ka deklaruar Hazard.

“Dy ndeshjet kundër Barcelonës nuk ishin kujtimet e mia më të mira të vitit 2018. Isha i lumtur që luaja kundër Barcelonës dhe Messit, por nuk mora atë që prisja”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!