Ronaldo me deklaratë ‘bombë’ pas dy golave – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Ronaldo me deklaratë ‘bombë’ pas dy golave

18:29 | 16 Shtator 2018

Cristiano Ronaldo e pranon se ai ishte “pak i tensionuar” në mungesë të golave, por tani erdhi edhe ai, jo një herë, por dy herë në fitoren e Juventusit ndaj Sassuolos.

Fituesi i Topit të Artë pati 28 tentime dhe 320 minuta për të gjetur rrugën e golit të parë në Serie A dhe përfundoi duke shënuar dy herë në 15 minuta në fitoren e sotme (e diel) me rezultat 2-1.

“Jam shumë i lumtur, kemi filluar mirë. Sassuolo mbrohet mirë, por ne kemi vënë një performancë intensive dhe merituam fitoren”, ka thënë fillimisht Ronaldo për Sky Sport Italia.

“Unë me të vërtetë doja të shënoja golin e parë dhe jam i lumtur që kam gjetur rrjetën”.
“Ky është futbolli. Gjëja e rëndësishme është që skuadra të fitojë”.
“Natyrisht, unë kam qenë pak i tensionuar me të gjitha fjalët pas lëvizjes sime nga Real Madridi dhe nuk kam shënuar, prandaj ka shumë pritshmëri, por falënderoj shokët e skuadrës për gjithë mbështetjen në mua”.

“E dija se po punoja mirë dhe ishte vetëm një çështje kohe goli. Po përshtatem mirë me futbollin italian”.

“Liga e Kampioneve është turneu im i preferuar. Është një grup shumë i vështirë, ne e dimë se mund të bëjmë mirë dhe Juve duhet të përqendrohet në të qenit më të mirët”, përfundoi ylli portugez. .

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!