Ronaldo me fjalë befasuese pasi e fitoi Topin e Artë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ronaldo me fjalë befasuese pasi e fitoi Topin e Artë

20:22 | 07 Dhjetor 2017

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e madh prestigjioz individual që e ndan revista franceze France Football, Topin e Artë, i cili ishte i pesti në karrierë.

Sulmuesi i Real Madridit është zgjedhur edhe një herë më i miri i botës, pasi ka fituar Topin e Artë për vitin 2017.

Me këtë fitore, Ronaldo ka quar në pesë numrin e Topave të Artë, duke barazuar kështu rekordin e rivalit të tij më të madh, Lionel Messit.

Pas ceremonisë së organizuar në Paris, Ronaldo u pa shumë i lumtur, duke falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan.

Ronaldo gjithashtu theksoi se ai tenton çdo sezon të përmirësohet në lojën e tij, teksa trofetë e quan deri te fitimi i Topit të Artë.

“Është diçka që e kërkoj çdo sezon. Ne fituam La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, fitova Pichichin dhe normalisht këto më sollën edhe suksese individuale”, ka thënë fillimisht Ronaldo pas marrjes së çmimit.

Ronaldo barazoi Messin me Topa të Artë (Foto: Bleacher/Report)

“Trofetë më ndihmuan që të fitoj këtë çmim. Dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët dhe ata të kombëtares për ndihmën që më dhanë”, përfundoi ylli portugez.

Ndryshe, portugezi la pas vetes Lionel Messin, Neymarin, Gianluigi Buffonin dhe bashkëlojtarin e tij, Luka Modric.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!