Ronaldo prezantohet të hënën te Juventusi- do të ndodh diçka e madhe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ronaldo prezantohet të hënën te Juventusi- do të ndodh diçka e madhe

10:43 | 12 Korrik 2018

Juventusi do të hapë stadiumin Allianz për tifozët e saj të hënën për paraqitjen e Cristiano Ronaldos, ky pritet të jetë një fest e madhe, përcjell ORAinfo.

Ylli portugez ka nënshkruar për Bianconerët në një marrëveshje 100 milionë eurove, dhe do të mbërrijë në fillim të javës së ardhshme për kontrolle mjekësore rutinë, kur edhe do të prezantohet.

Sipas gazetës Gazzetta dello Sport të këtij mëngjesi, klubi planifikon një ditë të plotë festimi, për të cilën orari ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Sot do të zhvillohen takime me policinë për të siguruar rendin publik, por sigurisht që stadiumi do të jetë i hapur për tifozët.

Kjo do të jetë hera e parë që një ngjarje e tillë ka ndodhur qëkur Stadiumi i Juventusit u hap në vitin 2012.

Pas bisedës me mediat CR7 pritet t’i drejtohet tifozëve, pas së cilës ai mund të udhëtojë përsëri në festën e tij në Greqi.

Megjithatë, një hotel luksoz është rezervuar në qendër të Torinos, nëse portugezi dëshiron të qëndrojnë gjatë natës. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!