Rrahja mes profesorëve në UP, ja çfarë ndodhi në të vërtete – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rrahja mes profesorëve në UP, ja çfarë ndodhi në të vërtete

19:49 | 12 Tetor 2017

Profesori në Fakultetin e Arteve, Alban Nimani, po pretendon se gjatë ditës së sotme është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij, Mehmet Behluli.

Ngjarja, sipas Nimanit, ka ndodhur në zyrën e prodekanit të Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Basri Mekolli, teksa tregon versionin e tij të kësaj zënke.

Nga ana tjetër, Mehmet Behluli e ka mohuar kategorikisht ta ketë goditur Nimanin, duke theksuar se Nimani e sulmoi atë.

Zëdhënësja rajonale e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për KTV-në përleshjen mes profesorëve.

Sipas saj, personat e përfshirë në këtë rast janë intervistuar dhe janë liruar me procedurë të rregullt.

Dekani Agim Selimi dhe prodekani Basri Mekolli nuk kanë dashur ta komentojnë përleshjen e profesorëve Nimani dhe Behluli.

Mirëpo, ishte profesori në Fakultetin e Arteve, Xhevdet Pantina, i cili po pretendon se e kishte paralajmëruar muaj më parë hierarkinë e Universitetit të Prishtinës se një përleshje e tillë do të ndodhte.

Profesorët Nimani dhe Behluli u shprehen të mos kenë pasur më herët ndonjë konflikt mes vete, teksa shtuan se ndjejnë keqardhje për këtë rast, që ka ndodhur në ambientet e Fakultetit të Arteve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!