Rrahje masive në Podujevë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Rrahje masive në Podujevë

11:24 | 13 Shkurt 2018

Tre persona janë arrestuar në Podujevë pas një rrahjeje që kishin mes vete.

Sipas raportit ditor të policisë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, pas një rrahjeje, njëri nga të dyshuarit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve të tjerë të cilët ishin në automjetin e tyre, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!