Rrahu serbin në Graçanicë, arrestohet shqiptari – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rrahu serbin në Graçanicë, arrestohet shqiptari

18:04 | 12 Tetor 2017

Një shqiptar është arrestuar sot, pasi ka rrahur një serb në fshatin Lapnasellë të Graçanicë.

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shqiptar që kishte sulmuar fizikisht një qytetar tjetër serb.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!