Rrëfimi i dhimbshëm i djalit që mbijetoi në tragjedinë e Liqenit të Shkodrës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Rrëfimi i dhimbshëm i djalit që mbijetoi në tragjedinë e Liqenit të Shkodrës

21:19 | 03 Shkurt 2019

Flet njëri nga të mbijetuarit në Shkodër.

Ditën e sotme katër persona kanë humbur jetën ditën e sotme në liqenin e Shkodrës.

Sipas informacioneve, tre prej tyre janë anëtarë të një familjeje dhe një djalë tjetër nga Podgorica.

“Kur u kthyem në bregdet, dallgët e mëdha përmbysën varkën dhe filluam të fundoseshim, dola vet dhe shpëtova kë munda”, ka thënë djali që i mbijetoi aksidentit, shkruan shekulli.

Ai ka thënë me tej se “ata mund të ishin shpëtuar , por nëna po përpiqej të shpëtonte fëmijën, prandaj u mbyt dhe ajo. Dhe babai u mbyt teksa po shpëtonte fëmijën dhe pas tyre ishte djali që erdhi për ndihmë”.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!