Rrëfimi i fqinjëve si i gjetën të vdekur bashkëshortët në shtëpinë e tyre – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rrëfimi i fqinjëve si i gjetën të vdekur bashkëshortët në shtëpinë e tyre

09:26 | 09 Janar 2018

Bashkëshorti dhe bashkëshortja G.M. dhe B.M. janë gjetur të vdekur në shtëpinë e vet në Babimoc tek Obiliqi,ka njoftuar sot rts duke u thirrur në burime të banorëve të fshatit dhe të atyre nga policia

Siç theksohet, ka dyshime për vrasje e vetëvrasje.

Trupa pa jetë të dy qytetarëve të nacionalitetit serb i kanë gjetur mbrëmë rreth orës 20 të afërm it e tyre dhe rastin ia kanë paraqitur policisë, ndër Urgjenca vetëm e ka konstatuar vdekjen e tyre, shton RTS

“Dhoma në të cilën u gjetën trupat ka qenë e mbyllur. Të afërmit thyen derën dhe gjeti trupat pa jetë. Gruaja ka shenja ngufatjeje me litar qafë e burri ka plagë të therjes me thikë”, i kanë thënë RTS-së banorët e Babimocit

Policia po e heton rastin, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar në obduksion.

E sot Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.

“Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.“thuhet në komunikatë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!