Rrënqethës paralajmërimi i fundit nga shkencëtari Stephen Hawking – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rrënqethës paralajmërimi i fundit nga shkencëtari Stephen Hawking

08:11 | 14 Nëntor 2017

Në samitin e mbajtur në Lisboa, shkencëtari Stephen Hawking, ai përsëriti disa nga mendimet e tij mbi inteligjencën artificiale.

Dita ditën dukshëm po vërehet se inteligjenca artificiale në të ardhmen në mënyrë radikale do të ndryshoj jetën tonë, ndërsa Hawking edhe një herë e përsëriti se AI mund të jetë ngjarja më e keqe e historisë së civilizimit.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale mund gjithashtu të ketë ndikim edhe mbi zhvillimin e armëve të fuqishme të atomit, mjet ky për të cilin shkencat thotë se do ta përdorin pakicën për të shtypur shumicën, transmeton gazetametro.net

Pikërisht kundër përdorimit të tillë të inteligjencës artificiale, domethënë, AI robotët që do të përdoreshin në luftëra dhe që vetë do të vendosin mbi taktikat sulmuese, shumë shkencëtarë, ekspertë të inteligjencës robotike dhe artificiale. Ata nënshkruan peticion për ndalimin e zhvillimit të armëve të tilla autonome.

“Ndoshta të gjithë duhet të ndalen dhe të mendojnë për një moment, jo vetëm për të krijimin e inteligjencës artificiale që do të jetë e aftë dhe e suksesshme, por edhe për mënyrat në të cilat AI mund të kontribuojë në përfitimet e përgjithshme sociale”, ka thënë Stephen Hawking.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!