Rreziku nga “tregtimi” i Asociacionit me Ushtrinë e Kosovës, real! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rreziku nga “tregtimi” i Asociacionit me Ushtrinë e Kosovës, real!

Shkruar nga: Fadil Maloku

14:12 | 22 Shtator 2017

1. Në Marrëveshjen e 19 prillit 2013 (midis Kosovës dhe Serbisë), Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar që 23 nene të Kushtetutës sonë, NUK janē në përputhje me Pakon e Brukselit?! Që nënkupton, se kësaj Marrëveshje (që ende mbahet në “ilegalitet” publik!) i mungon alibia legjislative dhe koherenca kohore!?

2. Në kuadër të kësaj Pakoje, Marrëveshja për Asociacionin, lëre që nuk ështē kompatibile me Kushtetutën (“Ahtisariane”), por as me (shih Ti!?) dokumentet, Kartën Europiane dhe ligjet aktuale europiane mbi modelet e decentralizimit të komunave!? Që është një absurd i llojit të vetë.

3. Që i bie, se ķërkesat e shtetit serb, në Bruksel për Asociacionin, jo vetëm që ishin përtej limiteve superdiskriminuese etnike (5%serb, barazvlerësohet 95 shqiptar!?), por, edhe një precedent i ri padyshim “sui generis, që do i sjellë shumë probleme legjislaturës së re që duhet ta votoj, dhe sidomos Qeverisë Haradinaj, që duhet ta egzekutoj!?

4. Tash ky precedent i ri, për t’u bërë praktikë sociale, e gjthësesi edhe politikisht e ligjërisht obligativ, duhet patjetër të procedohet në Parlament (se derman tjetër nuk ka!) dhe të hudhet në votim. Rreziku bëhet edhe më i madhë, nëse i njejti, paraprakisht nuk analizohet dhe interpretohet drejtë nga “dioptria” dhe kompetenca e ekspertëve tanë ligjorë!

5. Sepse, nga; opozita, qytetarët, shoqëria civile, e sidomos mediet tona të “pavarura”, procedimi i tillë mundet edhe të mos hetohet fare! Kurse, për debat publik, as të mos flasim, sepse ai nuk do ndodhë, edhe për një arsye të vetme; se ekskluzivitetin dhe mandatin për këtë çështje me interes kombëtar e shtetërorë, e kanë vetëm “gishtat” e deputetëve!

6. Por, publiku i gjerë duhet ta kuptoj që paraprakisht ky (mos)votim, nuk mund dhe nuk do të duhej t’u bie barrë vetëm e “gishtrinjëve” të deputetëve! Sepse, shumica e tyre, as që i lexojnë draft ligjet e arritura në sirtarët e tyre?! Interpretimin mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese dhe Shoqata e Juristëve të Kosovës.

7. Anipse, me rregulloret e brendshme parlamentare, po besoj që është dashur, dhe patjetër që duhet deputetët paraprakisht; t’i lexojnë materialet që u servirën përpara! Në këtë procedim, duhet pasur parasysh edhe faktin tjetër evident, që; Marrëveshja e Brukselit, është në kundërshti logjike, morale dhe juridike edhe me Kartën Evropiane për decentralizimin e pushtetit vendor, dhe Dokumentin Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Përfundimtar të Kosovës!?

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!