Rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rreziqet që na kanosen nga teprimi me sheqerin

07:14 | 25 Qershor 2017

Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshme për shëndetin e njerëzve, ndaj ata e kanë quajtur atë, “helm i bardhë”… Ja disa nga dëmet e këtij “helmi”…

  1. Nga konsumimi i sheqerit krijohen luhatje të përmbajtjes së tij në gjak, pasojë e të cilave është ndryshimi i shpeshtë i gjendjes shpirtërore, lodhja, dhimbjet e vazhdueshme të kokës, uria për ushqime të ëmbla, etj. Më e keqja është se në organizëm krijohet gradualisht një vartësi e posaçme, kur çdo dozë e re sheqeri, pasi sjell një lehtësim të përkohshëm, shton urinë për ëmbëlsira…
  2. Studimet e vazhdueshme shkencore kanë treguar se sa më shumë produkte glikemie (që ndikojnë në përmbajtjen e sheqerit në gjak, përfshirë edhe sheqerin) të përdoren, aq më i lartë është rreziku nga dhjamosja ose diabeti. Këto ushqime shtojnë gjithashtu rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit.
  3. Konsumimi i tepërt i sheqerit prish balancën e substancave dhe sidomos, fermenteve, mirëpo kur prishet kjo balancë, lind mundësia e dobësimit të imunitetit dhe kjo, natyrisht, sjell sëmundje të ndryshme.
  4. Në qoftë se një njeri merr ushqime të pasura me sheqer dhe me hidrokarbure të tjera të pastra, në organizmin e tij krijohet një deficit i kromit, një nga funksionet e të cilit është rregullimi i nivelit të sheqerit në gjak. Kromi merret nga ushqime të ndryshme me prejardhje bimore dhe shtazore, mirëpo niseshteja e pastër dhe hidrokarburet e tjera e “zhdukin” kromin nga këto ushqime.
  5. Sheqeri shpejton proceset e plakjes. Një pjesë e molekulave të tij hyjnë në gjak, ku bashkohen me proteinat dhe strukturat e reja molekulare që krijohen si pasojë e këtij procesi ndikojnë në dobësimin e elasticitetit të indeve, duke filluar që nga lëkura, deri tek indet e organeve dhe të arterieve. Sa më e lartë të jetë përqindja e sheqerit në gjak, aq më shpejt vjen pleqëria.
  6. Sheqeri mbetet nëpër dhëmbë dhe shton rrezikun e kariesit më shumë se çdo ushqim tjetër. Veç kësaj, ai mund të bëhet shkak për infektimin e mishrave të dhëmbëve, të cilat, duke pasur lidhje me sistemin kardiovaskular dhe gjithë sistemin imunitar të organizmit, sjellin edhe dëmtimin e tyre.
  7. Sheqeri shton stresin. Organizmi i njeriut ka një sistem mbrojtës nga shqetësimet dhe streset, që bazohet tek adrenalina, epinefrina dhe kortizoli. Gjatë konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit, këto hormone mund të japin alarmin, duke na shqetësuar dhe duke ndikuar në ndryshimin e humorit tonë.
  8. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të SHBA-së, si pasojë e konsumimit të sheqerit, në organizmin e njerëzve mungojnë disa substanca shumë të rëndësishme ushqyese si vitaminat A, C, B.12, kalciumi, fosfori, magneziumi, hekuri dhe acidi folik. E keqja është se këto mungesa janë zbuluar më shumë te fëmijët, pra, pikërisht tek ata që kanë më shumë nevojë për to… Sheqeri, me sa duket, nuk i jep mundës organizmit që t’i përvetësojë ato.
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!