Rrëzohet aeroplani, humbin jetën disa persona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Rrëzohet aeroplani, humbin jetën disa persona

23:11 | 04 Gusht 2018

Një aeroplan i vogël është rrëzuar në Zvicër dhe si pasojë kanë humbur jetën disa udhëtarë që ishin duke udhëtuar me të.

Aeroplani u rrëzua në një zonë të paqasshme, mes pyjeve në malin Rengg, në kantonin e Nidvaldenit dhe shpërtheu në flakë, shkruan Tch.

Policia deklaroi se para se të mbërrinte në vendngjarje, duhej të fikte zjarrin me helikopterë dhe të pastronte një rrugë nga pyjet, për të bërë të mundur mbërritjen në vendngjarje.

Në orët në vijim pritet të bëhet identifikimi i saktë i personave që humbën jetën dhe të fillojë hetimi për shkaqet e aksidentit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!