Rrihja e një person në Gjilan, policia jep versionin e tyre – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Rrihja e një person në Gjilan, policia jep versionin e tyre

19:21 | 19 Gusht 2018

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar për Indeksonline rastin e ndodhur sot në mes policisë dhe një qytetari në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Sipas Hashanit pjesëtarët e policisë kanë kërkuar ndalimin e një personi i cili nuk ka respektuar kërkesën e tyre për ndalim kështu duke reaguar në mënyrë agresive ku ndër të tjerash ka lënë të lënduar edhe një pjesëtarë të policisë.

“Policia e Kosovës e ka ndaluar në fakt një person i cili nuk i është ndalë policisë në shenjën për ndalim, pas një kohe policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin i cili edhe gjatë ndaljes ka qenë agresiv duke i sulmuar policët ku njëri prej tyre ka edhe lëndime”, ka thënë Hashani për Indeksonline.

Gjithashtu ai ka shtuar se i dyshuari e ka dëmtuar njërën prej veturave zyrtare të policisë.

“Ai është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e paraburgimit prej 24 orëve”, ka përfunduar Hashani.

Momenti kur një qytetar rrihet me grushte e shqelma nga Policia e Kosovës

Një qytetar është rrahur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë rreth orëve të para të ditës.

Personi në fjalë është rrahur fuqishëm nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, përderisa nuk dihet arsyeja.

Madje në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë momenti kur pjesëtarët e policisë rrahin personin në fjalë përderisa dy vetura qëndrojnë të ndaluara para një shtëpie.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!