Rritet numri i viktimave nga tërmeti – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
16 °C

Rritet numri i viktimave nga tërmeti

23:19 | 05 Gusht 2018

Të paktën 82 vetë kanë ndërruar jetë pas një tërmeti të fuqishëm që goditi ishullin indonezian të Lombokut, thonë zyrtarët.

Tërmeti magnitudë 7 dëmtoi ndërtesat dhe shkaktoi ndërprerje të energjisë. Më shumë se 50 vetë u plagosën gjithashtu.

Në ishullin fqinj të Balit, pamjet video treguan njerëz që vraponin nga shtëpitë e tyre duke bërtitur.

Lëkundja vjen një javë pasi një tërmet tjetër goditi Lombokun, një vend turistik popullor për plazhet dhe shtigjet e tij duke vrarë të paktën 16 vetë.

Instituti Gjeologjik amerikan tha se tërmeti i fundit, jashtë brigjeve veriore të Lombokut, goditi 10 km nëntokë.

Një paralajmërim për cunamit u lëshua pas tërmetit, por u hoq disa orë më vonë.

Një zëdhënës i agjencisë për zvogëlimin e fatkeqësive të Indonezisë i tha agjencisë së lajmeve AFP se shumë ndërtesa ishin prekur në qytetin kryesor të Lombokut, Matarami, shumica e të cilave ishin ndërtuar me materiale ndërtimi të dobët.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!