Rritet për 12 mijë hektarë sipërfaqja e mbjellë me grurë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rritet për 12 mijë hektarë sipërfaqja e mbjellë me grurë

09:17 | 08 Nëntor 2017

Vendosja e taksës prej 4 centësh për një kilogram miell të importuar nga Serbia, sipas të dhënave të Shoqatës së Bujqve Prodhues të Grurit në Kosovë, ka ndikuar që sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë sezon të rritet për 12 mijë hektarë.

Këto të dhëna, sipas kësaj shoqate, nuk janë përfundimtare, pasi që sezoni i mbjelljeve nuk ka përfunduar ende, shkruan sot Koha Ditore.

Taksa e vendosur për miellin e Serbisë është mirëpritur edhe nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës. Ndërkohë që ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili e ka marrë këtë vendim, ka garantuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të bukës, si pasojë e vendimit për të taksuar miellin e Serbisë.

Vitin e kaluar Kosova ka pasur rreth 15 mijë hektarë më pak grurë të mbjellë sesa në vitin e 2015. Një prej faktorëve që pati ndikuar në këtë ka qenë edhe importi i miellit nga Serbia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!