Rrokulliset një autobus, të paktën 9 të vdekur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Rrokulliset një autobus, të paktën 9 të vdekur

11:36 | 12 Janar 2018

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në Silopi të qytetit juglindor të Turqisë, Şırnak.

Autobusi me targa të huaja që transportonte udhëtarë mes Irakut dhe Turqisë, është përmbysur në rrugën Silopi-Habur.

Sipas vlerësimeve të para në aksidentin kanë humbur jetën të paktën 9 persona 3 prej të cilëve fëmijë, ndërsa janë plagosur 28 të tjerë, raporton Anadolu Agency.

Të plagosurit janë transferuar nëpër spitale.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!