Rrritja e pagave në sektorin publik, ja çfarë do të ndodh me atë privat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Rrritja e pagave në sektorin publik, ja çfarë do të ndodh me atë privat

20:33 | 07 Janar 2018

Ministria e Financave dhe odat ekonomike kanë kundërshtuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, të propozuar nga Këshilli Ekonomiko Social.

Por, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi tha se punëtorët e sektorit privat në Kosovë punojnë në kushte të rënda.

“Të gjitha parametrat dhe indikatorët kanë votuar për këtë në Këshillin Ekonomiko Social. Aty kanë votuar të gjitha edhe odat ekonomike”, tha ai për RTK-në.

Ai pret që vendimi i KES-it të respektohet nga ana e qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, sot ka mungesë të punëtorëve të punës. “Kanë ikur vitet e fundit mijëra punëtorë. Kjo pagë prej 250 eurove është rritje simbolike”, tha ai.

Sipas tij, nëse vazhdon trendi i ikjes së punëtorëve për Gjermani atëherë edhe 500 euro me bë pagën minimale nuk do të ketë punëtorë.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!