Rruga e zezë e Kosovës, aksidentet nuk kanë të ndalur këtu – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Rruga e zezë e Kosovës, aksidentet nuk kanë të ndalur këtu

09:17 | 17 Prill 2018

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, aksidenti ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Sipas fotografive, shihet një veturë tip “Audi” e dëmtuar në këtë aksident.

Vetura është me tabela regjistrimi të Kosovës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes është parë të ketë dalë Policia e Kosovës.

Këto janë fotot e qytetarit të dërguara në adresë të KALLXO.com.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!