Rusi – Arabi Saudite, ja kush e fiton ndeshjen sipas parashikimit të orakullit Akil – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Rusi – Arabi Saudite, ja kush e fiton ndeshjen sipas parashikimit të orakullit Akil

11:55 | 14 Qershor 2018

Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.

Tifozët e Rusisë duhet të jenë të lumtur para ndeshjes hapëse të Botërorit, që përfaqësuesja e vendin organizator do ta luajë kundër Arabisë Saudite: Orakulli ka parashikuar fitoren e vendasve.

Bëhet fjalë për maçokun e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. Kafsha ma katër këmbë, që vjen nga një muze i qytetit Shën Pjetërburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, ka preferuar vazon e qelqit me flamurin e Rusisë.

Sigurisht që Rusia është favorite, por kur e thotë edhe “orakulli”, atëherë nuk duhet të kesh asnjë dyshim mbi suksesin e saj.

Nuk është hera e parë që në botën e futbollit, pikërisht në Botëror, kafshët konsiderohen fatsjellëse, përcjell “SS”.

Oktapodi Pol, që jetonte në një akuarium në qytetin Oberhausen të Gjermanisë u bë i famshëm në të gjithë botën për parashikimet e sakta të ndeshjeve të përfaqësueses së “Pancerave”, sidomos në Botërorin “Afrikë 2010”. Që nga Kupa e Botës së para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e tij nga bota e kafshëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!