Sa janë të sigurta milionat e pensionistëve? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Sa janë të sigurta milionat e pensionistëve?

08:20 | 16 Gusht 2018

Edhe pse gjysmëviti i parë i 2018-s në tregjet financiare globale ka qenë kryesisht i ndikuar negativisht nga politikat mbrojtëse që SHBA-ja, BE-ja dhe Kina kanë ndërmarrë në tregjet ndërkombëtare karshi njëra-tjetrës, kjo nuk ka ndikuar negativisht në investimet që Fondi i Kursimeve Pensionale i ka bërë jashtë vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi ky institucion tremujorin e dytë të këtij viti e ka përmbyllur me bilanc pozitiv, ku kthimi bruto i investimeve ka arritur vlerën 19.42 milionë euro. Për dallim nga tremujori i parë që kishte rënie të çmimit të aksionit prej -2.07 për qind, në tremujorin e dytë ajo është rritur për 1.08 për qind, përkatësisht 1.4499 euro për aksion.

Me gjithë luhatjet në tregje, sipas zyrtarit për marrëdhënie me publikun në Trust, Jeton Demi, nuk kishte lëvizje të tilla që mund të quhen “të rrezikshme” për investimet e FKPK-së.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!