Sami Lushtaku tregon anën e tij humane, i bën dy familje me me shtëpi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Sami Lushtaku tregon anën e tij humane, i bën dy familje me me shtëpi

20:25 | 13 Qershor 2018

Festa e Fitër Bajramit do të jetë më e mirë këtë herë për familjen Dervishi nga Runiku dhe familjen Emini nga Shipoli i Mitrovicës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se dy familje janë bërë më shtëpi, duke mbajtur premtimin që e kishte dhënë më parë.

“Ashtu siç kemi premtuar pak kohë më parë, për festën e Fitër Bajramit, familja e Bashkim Dervishit nga Runiku i Skenderajt dhe familja e Shyqri Eminit nga Shipoli i Mitrovicës janë bërë më shtëpi të reja”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka falenderuar edhe humanistin Halil Kastrati, i cili po jep një kontribut të madh për familjet në nevojë.

“Falenderoj hoxhën Halil Kastrati, i cili çdoherë është pranë familjeve që kanë nevojë”, ka shtuar Lushtaku.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!