Samiti i NATO-s tregon se kur do të bëhet Maqedonia pjesë e Aleancës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Samiti i NATO-s tregon se kur do të bëhet Maqedonia pjesë e Aleancës

18:30 | 11 Korrik 2018

Të 29 vendet anëtare të Aleancës Veriatlantike vendosen sot që Maqedonisë t’i japin ftesë për nisjen e bisedimeve para-aderuese. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendimi vjen pas Marrëveshjes historike midis Athinës dhe Shkupit për emrin.

Stoltenberg tha se pas përfundimit te bisedimeve dhe pas zgjidhjes se çështjeve të brendshme lidhur me emrin, Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30 e NATOs

“E kemi mirëpritur me ngrohtësi Marrëveshjen historike të muajve të fundit mes Shkupit dhe Athinës. Dhe sot ramë dakord që të ftojmë qeverinë e Shkupit që t’i fillojë bisedimet paraqasëse. Me të plotësuar të gjitha procedurat kombëtare, posa të finalizohet marrëveshja e emrit, vendi do të bëhet pjesë e NATO-s si anëtari jonë i 30-të, dekalroi Jens Stolenberg në konferencë shtypi në Bruksel.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!