Sampdoria – Inter, ndodhi ‘çmenduria’ në fund të ndeshjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Sampdoria – Inter, ndodhi ‘çmenduria’ në fund të ndeshjes

22:27 | 22 Shtator 2018

Ka përfunduar ndeshja në mes të Sampdorias dhe Interit.

Nerazurët kanë arritur që në sekondat e fundit të shënojnë fitore me rezultat minimal, 0 me 1, ndaj rivalit të Serie A, raporton ORAinfo.

Interi arriti që të realizoi gol në minutën e 43’ me anë të Radja Nainggolan, mirëpo VAR e anuloi atë.

Të dy skuadrat tentuan disa herë që ta zhbllokonin rezultatin, mirëpo portat mbetën të paprekura deri në minutën e 90’+4, atëherë kur shënoi Brosovic.

Interi gjendet në vendin e shtatë me shtatë pikë po aq sa ka edhe Sampdoria në vendin e gjashtë, pas javës së pestë në Serie A./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!