Samsun Galaxy S9 do të kopjojë diçka nga iPhone – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Samsun Galaxy S9 do të kopjojë diçka nga iPhone

09:03 | 17 Tetor 2017

Samsung Galaxy S9 do të jetë telefoni i parë Android, i cili do të kopjojë funksionin mbrojtës të modelit iPhone X, i cili është kamera TrueDepth.

Kamera e përmendur mundëson funksionin 3D të njohjes së fytyrës, e njohur si Face ID.

Kjo megjithatë nuk do të thotë se Samsung do të kopjojë dizajnin iPhone X nga ana e pasme, në telefonin e vet mobil Galaxy S9. Ajo që Samsung do të implementojë është kamera e përparme me sensorin 3D, i cili do të jetë versioni i kamerës dhe sensorit të kompanisë, TrueDepth.

Deri te përfaqësimi i Galaxy S9 na ndajnë dhe disa muaj, ndërkohë që me siguri do të dimë më shumë detaje për funksionin e ardhshëm Face ID për telefonin premium të Samsung.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!