Samsung Galaxy A vjen me një risi të madhe – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Samsung Galaxy A vjen me një risi të madhe

16:04 | 26 Shtator 2017

Shumë përdorues nuk e pëlqejnë butonin Bixby te smartfonët e rinj Samsung Galaxy, por gjiganti i teknologjisë nga Koreja Jugore nuk do të dorëzohet.

Jo vetëm që do të ketë butonin Bixby telefoni i ardhshëm i avancuar, por Samsung po ashtu, sipas raportimeve të fundit, planifikon që ta përfshijë këtë buton edhe në serinë e saj premium të kategorisë së mesme, transmeton Koha.net.

Smartfoni i parë jo i avancuar Galaxy që do të ketë butonin fizik do të jetë Galaxy A (2018).

E tërë seria Galaxy A (2018) do të ketë butonin Bixby, që nënkupton se do të kenë mundësi të lansojnë asistentin digjital me vetëm një klikim të thjeshtë të butonit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!